Futboll Shqipëri Sport

“KAM IDHULL MIGJEN BASHËN”/ Rrëfimi special i Esat Malës: Ju tregoj sakrificën më të madhe që kam bërë për futbollin

Esat Mala ishte një ndër futbollistët më të dalluar te Partizani sezonin e shkuar ku “Demat e Kuq” nën drejtimin e Skënder Gegës u shpallën kampion. Ky sezon për djaloshin nga Prizreni nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm, për shkak edhe të ngërçit që pati me klubin, duke mos pranuar rinovimin, teksa minutat në fushën e lojës kanë qenë të cunguara.

Mala derbi

Në fund të sezonit, 21-vjeçari pritet të largohet nga Kategoria Superiore drejt një kampionati të huaj. Në një intervistë të dhënë për FSHF në rubrikën “Talentet Shqiptare”, Mala ka rrëfyer, fillimet e tij, sakrificat, objektivat për të ardhmen si dhe idhullin në ekipin Kombëtar.

INTERVISTA E ESAT MALËS:

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Që në moshë shumë të vogël kam ndjekur shumë futboll me vëllain dhe babain. Më duhet të pranoj se përjetoja emocione shumë të forta kur shikoja ndeshjet, dhe nga ato emocione më pas filloi dhe pasioni im për futbollin, duke vemdosur të provoj veten time dhe të stërvitem me një skuadër.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Ka qënë vëllai im. Ai është 5 vite më i madh se unë dhe gjithmonë që në moshën më të hershme më ka marrë të luajë me shokët e tij dhe më ka afruar shumë me futbollin. Siç e theksova edhe më lart, më pas ka qënë babai ai që ka shtyrë të ndjek futbollin profesionist. Babai dhe e gjithë familja më ndihmojnë vazhdimisht në punën time, duke më inkurajuar dhe qëndruar pranë çdo moment, kjo ka ndodhur që nga fillimet e deri më tani.

esat mala

– Si stërvitesh, si punon?

Të gjithë trajnerët dhe njerëzit që kam pasur afër që në moshë të vogël më kanë shtyrë që të ul kokën dhe të punoj fort. Stërvitjen individuale, palestrën, e alternoj në mënyrën më të mirë me orarin e stërvitjes që zhvilloj me skuadrën. Kam qenë gjithmonë i përulur dhe kam punuar shumë.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica më e madhe që kam bërë, mund ta them me bindje të plotë, është qëndrimi larg familjes vetëm që nga mosha 14-vjeçare kur kam ardhur në Tiranë dhe jam regjistruar te Shkëndija e Tiranës.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Synimet e mia për të ardhmen janë të fiksuara fort në mendjen time. Dua që të arrij të luaj në një nga kampionatet më të forta në Europë dhe të arrij të jem pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë dhe ta përfaqësoj denjësisht atë fanellë.

Esal Mala Shpresat

– Cila është motoja jote apo mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

Më duhet t’i referohem motos sime, për t’i dërguar këtë mesazh moshatarëve të mi dhe më të rinjve. “Çdo synim duket i pamundur deri sa ta arrish atë”. Unë kam ecur në çdo moment me këtë parim.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Migjen Basha është lojtari dhe njeriu që më ka lënë më shumë përshtyje, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

Related posts

27 GODITJE PËR NJË GOL/ Lewandowski shënon më shumë se Real Madrid, ja statistikat

Delo.autor

(FOTO) Renditja në La Liga pas ‘El Clasicos’, Reali ‘vite dritë’ larg Barcelonës

Q.Autor

Zbardhet strategjia e Milanit në merkato, ja kriteret që duhet të kenë kandidatët

Sadik.Autor

Leave a Comment