Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË BËJNË GODITJEN E MADHE”/ Milani sfidon gjigantët e Europës për…

Milani troket në dyert e Genoas dhe hyn në garë me gjigantët e Europës për Krzysztof Piatek, i cili mund të kthehet në objektiv madhor për Juven e Interin, në rast largimi të Mandzukic apo Icardit.

Dera në Genoa është e hapur, Milani ka bërë shpesh pazar në të shkuarën dhe tashmë ka shfaqur hapur interes për sulmuesin polak, golashënuesi më i mirë i Serisë A me 13 gola, pas Cristiano Ronaldos.

Karakteristikat e polakut, në fakt, korrespondojnë me llojin e sulmuesit që klubi kuqezi kërkon të bëjë goditjen e ardhshme. Megjithatë, vlera e kartonit të “pistoletës” polake është e lartë, Genoa e bleu për 4 milionë euro, dhe kërkon ta shesë për 60 milionë. Është shpjeguar strategjia e kuqezinjve  për të provuar goditjen e madhe në muajin qershor.

Konkurrenca – Pas Piatek kanë qenë edhe Juventus e Inter, por të dy klubet do të marrin një vendim te shpejte vetëm nëse Mandzukic dhe Icardi largohen. Megjithatë, Leonardo është duke marrë masa paraprake për shkak pasigurisë për të ardhmen e Gonzalo Higuain.

Kthimi i sulmuesit argjentinas të Juventusi do i hapte rrugë Leonardos të futej direkt në negocim me presidentin Preziosi, edhe pse duhen bere llogaritë me UEFA-n, që i qëndron klubit kuqezi mbi kokë për shkak të Fair Play Financiar.

Përveç kësaj, “Lewandowski i ri” ndiqet edhe nga klube angleze e spanjolle, që janë shumë më të fortë ekonomikisht se Milani, por nuk kanë urgjencë për të investuar kaq shumë te polaku, ndaj kuqezinjtë mund të përfitojnë.

Related posts

LUAJTI KUNDËR MILANIT/ Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri i Veronës

Delo.autor

Kategoria e Dytë/ Grupi A: Gramshi “shkatërron” Vllazninë, Tërbuni fiton në tavolinë me Tiranën

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Belgët përfitojnë një penallti, bomberi Lukaku ndëshkon Italinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment