Futboll Sport

KAOS NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Koronavirusi çon klubin e njohur në ligën e tretë

Vetëm pak orë përpara ndeshjes Fuenlabrada-Deportivo La Korunja u mësua se 12 pjesëtarë të stafit të Fuenlabradës përfshirë edhe lojtarët ishin të infektuar me Koronavirus dhe kjo bëri që të shtyhej ndeshja me Deportivo La Korunjën.

Por ky vendim bëri që Deportivo të binte nga kategoria dhe të shkonte në kategorinë e tretë spanjolle. Një vendim i tillë nuk i la aspak të kënaqur drejtuesit e Deportivos, të cilët kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar përsëritjen e të gjithë javës së fundit, e cila duhet të luhet në një orar.

Drejtuesit thonë se do t’u drejtohen institucioneve për këtë gjë, por Havier Tebas e mohoi në mënyrë kategorike që mund të zhvillohet e gjithë java e plotë. Drejtuesit e akuzuan presidentin e ligës si Viniciusi i zyrave, që driblon mirë dhe bën gjithçka si duhet deri në momentin që shfaqet përpara portës kundërshtare, aty nuk shënon dot.

Related posts

MANCHESTER CITY “LUFTON” PËR TITULL/ Mesfushori Gundogan: Nëse një ditë do ta fitonim këtë trofe, atëherë klubi…

Delo.autor

BARCELONA E PËRGJYSMUAR/ Manaj mund të ndihmojë në sulm, ja manovrat

Delo.autor

“NUK BESOJ SE DO TA PËRSËRISIM NË TË ARDHMEN”/ Presidenti Ceferin: Nuk është e drejtë për skuadrat dhe tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment