Futboll La Liga Sport

KUNDË BARCELONËS DHE “PLESHTIT”/ Elkann: “Topi i Artë” duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë që ndryshon skuadër

Anulimi i “Topit të Artë” për vitin 2020 ka krijuar polemika në rrjetet sociale dhe në to është përfshirë edhe pinjolli i familjes Anjeli, Lapo Elkan.

Ai ka marrë në mbrojtje Kristiano Ronaldon duke thumbuar Barcelonën dhe Lionel Mesin. “E dashur Barcelonë. ‘Topi i Artë’ duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë, i cili është i aftë që të fitojë duke ndryshuar skuadër dhe jo duke ndenjur gjithmonë në të njëjtën.

Më mirë fokusohuni tek objektivat sesa shkruani budallallëqe në rrjetet sociale. Forca CR7″, ka shkruar Elkan.

Ky i fundit i referohej publikimit të Barcelonës, e cila thoshte që “Topi i Artë” nuk do të dorëzohej, por nuk ishte nevoja sepse tashmë e dinim cili ishte më i miri në botë duke iu referuar Mesit.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Surprizohet Elbasani, Dimo kalon në avantazh miqtë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi zikaltër largohet nga Serie A, firmos me skuadrën e re

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Silva, mesfushori Foden ndëshkon Dortmund me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment