Futboll Kategoria Superiore Sport

“KËNAQËSI QË DO TË LUAJ NË CHAMPIONS”/ Kale: Nuk kthehem në Brazil, e lehtë të mësohesh me futbollin shqiptar

Futbollisti Tiranës Elton Kale rrëfeu së fundmi se nuk ka ndërmend të rikthehet në atdheun e tij Brazil.

Në një intervistë për median “Meia Ofensiva”, futbollisti me tipare ofensive shtoi se mezi pret të luajë në Ligën e Kampioneve, përvojë që e pati në 2017 dhe 2018. Ndër të tjera, ai foli dhe për titullin kampion me bardheblutë, i cili erdhi pas 11 vitesh mungesë.

“Krijuam një skuadër për të fituar titull kampion. Në mes të kampionatit, disa gjëra ndodhën dhe dolëm jashtë garës për titull. Kur u kthyem sërish në rrugën e duhur, nuk gabuam më.

Liga e Kampioneve është një ëndërr. Kam luajtur në fazën kualifikuese me Kukësin dy vite më parë. Është një kënaqësi e madhe të arrish këtë objektiv.

Ishte e thjeshtë të përshtatesha me futbollin shqiptar. Te Kukësi kishte dhe dy brazilianë të tjerë që më ndihmuan të përshtatesha. U shpallëm kampionë dhe kjo na ndihmoi shumë. Shqipëria është një vend i vogël. Në futbollin e tyre vlerësohet më shumë forca fizike se ana teknike.

Nuk mendoj të kthehem në Brazil. Ka më shumë se 10 vite që luaj në Europë. Kur shkova në Portugali, Rusi, Greqi dhe Shqipëri, nuk kam menduar se do të luaja sërish në Brazil”, rrëfen Kale.

Related posts

“E DIMË KU JETON. MOS NËNSHKRUAJ”/ Kërcënimi tronditës për trajnerin Benitez

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO/ Shikoni autogolin spektakolar nga Diego Costa (VIDEO)

Delo.autor

“EJA TEK ATLETICO MADRID”/ Joao Felix thërret yllin e Portugalisë pas Kampionatit Europian, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment