Futboll Sport

“VENDOSEN NË SHËNJESTËR”/ Ronaldo spikat këta dy lojtarë në Madrid

Real Madrid është një hap larg fitores së Champions League për vitin e tretë radhazi, por ky sezon nuk ka qenë me shumë probleme për madrilenët.
Skuadra e Zinedine Zidane do ta mbyllë në vendin e tretë kampionatin dhe është 15 pikë larg Barcelona-s kryesuese. Gjithashtu, “Los Blancos” u eliminuar herët edhe nga Kupa e Mbretit.

Shifrat tregojnë se problemi qëndron tek mbrojtja, duke parë se ata ka pësuar 42 gola në 37 ndeshje të kampionatit, shtatë më pak se Atletico dhe Barcelona të marrë bashkë.

Por, sipas “Don Balon”, përforcimet e ardhshme nuk do të jenë në mbrojtje. Në fakt, madrilenët duket se kanë vënë në shënjestër dy yjet e Premier League, Eden Hazard dhe Mohamed Salah.

Dy objektiva këta që mësohet të kenë marrë edhe miratimin e numrit 7 të Real Madrid, i cili do të mbushë 34 vjeç vitin e ardhshëm.

Salah dhe Hazrad, gjithmonë sipas “Don Balon”, pritet të marrin vendet e Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Related posts

RENNES-CHELSEA/ Lampard me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Skuadra kineze me komunikatë zyrtare për Iniestan

Q.Autor

13 ndryshime në listën e Panuçit, ja kush mbeti jashtë Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment