Futboll Shqipëri Sport

KËRKOHET NGA MANCHESTER UNITED DHE TOTTENHAM/ Muriqi zgjedh ekipin tjetër anglez për të vazhduar karrierën

Vedat Muriqi është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Turqi me Fenerbahçen, ku është një nga lojtarët më të mirë të ekipit.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të mira, në gjurmët e lojtarit janë vënë disa ekipe të mëdha. Junajtid dhe Totenhemi e ndjekin prej kohësh sulmuesin e Kosovës dhe dëshirojnë ta kenë atë në skuadrat e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat britanike.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit pritet të jetë te një klub tjetër anglez. Bëhet fjalë për Uest Bromuiç Albion, të cilët nga sezoni i ardhshëm do luajnë në Premier Ligë.Muriqi

Trajneri i kësaj skuadre Slaven Biliç, sipas mediave turke e ka telefonuar Muriqin dhe i ka komunikuar se dëshiron ta ketë në skuadrën e tij nga sezoni i ardhshëm. Gjithashtu lojtari ka dhënë miratimin, por i ka thënë trajnerit se duhet të bindet Fenerbahçe pasi ai është i gatshëm për të pranuar ofertën.

Related posts

“KUQEZITË” JANË NJË SKUADËR LUFTARAKE”/ Flet trajneri i Turqisë i frikësuar: Duhet të kemi kujdes, ata nuk…

Delo.autor

SKANDALOZE DHE E TURPSHME/ Grabiti skuadrën, SHQIPTARIT i vihen prangat

Isa.Autor

YJET E INTERIT NË ANKAND/ Nga Barella te Brozovic, vërshojnë ofertat

F.autor

Leave a Comment