Futboll Seria A Sport

“LUFTË” NË ANGLI PËR SKRINIAR/ Inter kundërpërgjigjet duke kërkuar sulmuesin argjentinas

Mançester Junajtid është i sigurt që do të rifutet në garë për të tentuar blerjen e Milan Shkriniarit në merkaton e verës, por edhe Mançester Siti ka nisur të bëjë shumë seriozisht për mbrojtësin sllovak.

Trajneri Pep Guardiola madje ka ideuar në kokën e tij mundësinë për të ndërtuar një dyshe të gjithën “italiane” nga sezoni i ardhshëm, Kalidu Kulibali (Napoli) dhe Milan Shkriniar (Inter). Për këtë të fundit, kërkesa e zikaltërve nuk ndryshon: 80 milionë euro, ose nuk ulen në bisedime me askënd.

Por duke parë këmbënguljen e madhe që po bën Mançester Siti, nga Milano kanë nisur që të bëjnë disa provokime dhe t’u kërkojnë “Qytetarëve” një shkëmbim, të vetmin që mund ta kënaqte: Shkriniar në Angli dhe Serxho “Kun” Aguero në radhët e Interit.aguero

Nëse Pep Guardiola dhe drejtuesit e tij do të ishin dakord që të flisnin për këtë mundësi, Interi do të ishte i gatshëm të bisedonte.

Related posts

SFIDA NDAJ BASELIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Daja me strategji tjetër, ja si ndryshon skemë Partizani…

Delo.autor

150 NDESHJE ME MILANIN/ Ja si e festojnë “Kuqezinjtë” rekordin e Donnarummas (VIDEO))

Delo.autor

Jordi Alba: Real Madrid duhet ta formojë ‘korridorin’ për ne

Sadik.Autor

Leave a Comment