Futboll La Liga Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid revolucion në mbrojtje me dy yje të Serisë A…

La Liga numër 3shtë siguruar, por nuk mjafton për të shuar urinë për fitore të Real Madrid. Los Blancos janë gati të hidhen në sulm për trofe të tjerë.

Objektivi i parë është Champions League, kompeticioni i fundit i sezonit, me humbje 1-2 të pësuar në shtëpi që duhet përmbysur kundër Manchester City-t në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave.

Megjithatë, Merengues po punojnë edhe në merkato.

Reparti që do të preket më shumë do të jetë mbrojtja. Sipas Don Balon, Real duhet të humbasë Eder Militao dhe Nacho Fernandez.  humbje të rëndësishme, që kanë shtyrë Real-in të vërë në shënjestër dy yje të Serisë A si Kalidou Koulibaly dhe Milan Skriniar.

Janë operacione të vështira dhe të komplikuara, sepse nuk do të jetë shumë e lehtë të binden klubet që zotërojnë kartonët e lojtarëve që t’i lënë të largohen.

Megjithatë, Real-i nuk heq dorë.

Related posts

Trajneri i Francës “zbrazet”: Ju tregoj sekretin si ndalëm Messin

Sadik.Autor

JAVA E 23-TË/ Kategoria Superiore rikthehet të dielën, ja axhenda…

Delo.autor

NGA GOLAT TEK TITULLI/ Ronaldo një “poker” objektivash për të qëndruar tek Juventus, ja misionet e CR7…

Delo.autor

Leave a Comment