Bundesliga Futboll Sport

TREGON MOMENTIN KUR RA NË DASHURI ME DORTMUND/ Haaland: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Gola me shumicë dhe paraqitje prej kampioni të vërtetë.

Karta e identitetit e Erling Haaland tregon se ai s’ka pak që ka mbushur 20 vjeç, por pjekuria e treguar në fushë flet për një lojtarët që ka potencialin të shkruajë historinë.

Norvegjezi është transferuar janarin e kaluar nga Salzburg-u te Borussia Dortmund-i pa i ndalur golat. Për momentin, rendimenti i tij nuk ka qenë i mjaftueshëm për të fituar titullin me verdhezinjtë, por Haaland nuk fshihet dhe synon objektivin e madh.

Haaland, në fakt, ka shpjeguar hapur se cilat janë projektet e tij në një intervistë të dhënë për Sport Bild:

“Kam një kontratë deri në 2024-ën dhe objektivi im i madh është të fitoj titullin me Borussia Dortmund dhe të festojmë një sukses fantastik me tifozët tanë”.

“Kemi cilësinë për të fituar Bundesliga-n, por qëndrueshmëria e Bayern-it është mbresëlënëse. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi siç kemi bërë në fazën e dytë të sezonit”.

Më pas Haaland ka zbuluar momentin kur është dashuruar me Borussia-n:

“Një herë kam qenë me babanë tim dhe kemi parë në televizor një ndeshje të Borussia Dortmund. I kam thënë: ‘Imagjino  sikur të luaja në një atmosferë të tillë me këtë skuadër në këtë stadium. Do të ishte madhështore’”.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Augsburg dhe Bayern Munich

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kastrioti. Rezultati 1-1

Delo.autor

DERBI I “ZJARRTË” I PREMIER LEAGUE/ Liverpool ndalet pas 8 fitoresh radhazi nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment