Basketball Sport Të tjera

NBA/ “Dream Team” mbetet pa yje, trajneri Popovich krijon një kombëtare me talente

Kombëtarja amerikane e basketbollit që do të marrë pjesë në botërorin 2019 që zhvillohet në shtator në Kinë nuk do të ketë yjet e NBA-së. Ndaj, vështirë se ekipi i këtij viti mund të quhet një “Dream Team”.

Që në fillim nga kombëtarja u tërhoqën kampionë si LeBron James, Stephen Curry, Russell Westbrook etj. Ndërkohë që, ditët e fundit vendosën të mos luajnë në këtë botëror edhe James Harden, Anthony Davis, Kevin Love, CJ McCollum, Paul Millsap dhe Damian Lillard. Shumë…

Kjo bëri që trajneri i kombëtares Gregg Popovich të “zihet mat”, duke u detyruar të marrë masat për të zëvendësuar kampionët e tij. Sot kombëtarja “Dream Team” nuk ka më yjet e saj të NBA-së, por ka mjaft talente. Mjaft basketbollistë të rinj gati për të shkëlqyer edhe në botëror.

Trajneri Popovich ka grumbulluar në kombëtare shumë basketbollistë të rinj, që do të zhvillojnë një mini-fazë përgatitore më datat 5-9 gusht në Las Vegas. Në dispozicion do të jenë 17 basketbollistë, që më pas do të jenë 12, të cilët do të shkojnë në botërorin kinez.

Lista e kombëtares

Harrison Barnes (Sacramento Kings), Andre Drummond (Detroit Pistons), Kyle Kuzma (Los Angeles Lakers), Brook Lopez (Milwaukee Bucks), Kyle Lowry (Toronto Raptors), Khris Middleton (Milwaukee Bucks), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Jayson Tatum (Boston Celtics), P.J. Tucker (Houston Rockets), Myles Turner (Indiana Pacers), Kemba Walker (Boston Celtics), Jaylen Brown (Boston Celtics), Montrezl Harrell (Los Angeles Clippers), Mason Plumlee (Denver Nuggets), Julius Randle (New York Knicks), Marcus Smart (Boston Celtics) dhe Thaddeus Young (Chicago Bulls).

Related posts

DO TA KISHIN MAKSAKRUAR KEQ/ Tifozi i Bokës futet në fushë, e shpëton “I ÇMENDURI” (VIDEO)

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA EUROPA LEAGUE/ Mourinho i shkon në dhomat e zhveshjes kroatëve. Shikoni çfarë bën “Special One” (VIDEO)

Delo.autor

Migjen Basha e thotë hapur: Duhet të reagojmë, t’i harrojmë disfatat në miqësore

Isa.Autor

Leave a Comment