Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“KJO HUMBJE NA KUSHTOI SHUMË NË RENDITJE”/ Inzagi i dëshpëruar: S’mund të bëj rotacion

Trajneri i Lacios Simone Inzagi pranoi se humbja e rëndë dje me Milanin 0-3 i ka kushtur shumë shtrenjtë ekipit bardhekaltër në renditjen e kampionatit italian.

Pas përfundimit të sfidës në “Olimpiko”, tekniku italian pranoi se ekipi i tij ishte i pafat, ndërsa shtoi se mungesat e shumta po e detyrojnë të mos bëjë rotacione.

“Kjo humbje na rëndon shumë në klasifikim, por e dinim që kishim vështirësi objective sot (dje). Nuk kishim as fat, pasi pësuam gol me devijim dhe Strakosha për pak sa nuk e preku penalltinë.
Kishim dy raste për t’u kthyer në lojë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj rotacion në këto momente. Katër ndeshjet e ardhshme në dy javë do të jenë shumë të vështira”, përfundoi Simone Inzagi.

Me humbjen e djeshme, Lacio qëndron 7 pikë larg Juventusit të vendit të parë, duke ndërlikuar garën për titullin kampion.

Related posts

Kjo është futbollistja më seksi e Kombëtares kuqezi (FOTO)

Sadik.Autor

Frikë për Lukaku-n, United barazon dhe humb vendin e dytë

Q.Autor

“QYTETARËT” I MBYLLIN DERËN YLLIT BELG/ De Bruyne drejt rinovimit 5-vjeçar me Manchester City, ja shfira “faraonike”…

Delo.autor

Leave a Comment