Bundesliga Futboll Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Bayern Munchen bën një SUPER blerje dhe hyn në histori

Bayern Munchen firmosi me adoleshentin e talentuar Alphonso Davies nga skuadra e Vancouver Whitecaps. Sulmuesi i krahut, vetëm 17 vjeç tërhoqi vëmendjen e gjigantëve bavarezë me paraqitjen e tij dhe ata e blenë. Kartoni i tij kushtoi 13 milionë dollarë, por me klauzolat e tjera do të shkojë në total 19 milionë dollarë. Që transferimi të finalizohet ka ngelur vetëm kalimi i vizitave mjekësore.

Davies hyn në histori pasi bëhet lojtari i shitur më shtrenjtë nga një klub i MLS, kategorisë së më të mirave në SHBA dhe Kanada. Këtë rekord e mbante Jozy Altidore, i cili u shit nga New York Red Bulls teto Villarreal në 2008 për 7 milionë dollarë.

Drejtuesi i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi blerjen dhe tha se adoleshenti do të bashkohet me ekipin në nsije të vitit të ardhshëm.

“Ai do të bëhet pjesë e Bayern kur të mbushë 18 vjeç dhe të luajë për Bayern”.Edhe trajneri i ri, Niko Kovac është i kënaqur me këtë blerje. “Është mjaft i ri dhe mjaft i talentuar. Shumë klube e donin. Lojtarë të rinj, të mirë sa ai janë mjaft të shtrenjtë për shkak se ka interesim nga klube të ndryshme.”, tha tekniku.

Sulmuesi me origjinë ganeze u transferua në Kanada me familjen si refugjat në vitin 2005.

Ai debutoi me Whitecaps para dy vitesh në moshën 15 vjeçare e 6 muaj duke u bërë futbollisti i dytë më i ri që luan në MLS, pas Freddy Adu.

Vitin e kaluar, Davies mori nënshtetësi kanadeze dhe debutoi kundër Kurakaut, duke u kthyer kështu në lojtarin më të ri që ka luajtur te Kanadaja.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT TEK TIRANA/ Shehi: Herën e fundit që bëra sherr kërciti grushti

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Basha: Skema e re do kohën e vet, në IZRAEL PËR FITORE

Isa.Autor

Aris josh Vangjelin me shiritin e kapitenit/ Mbrojtësi i Skënderbeut drejt kampionatit grek

Sadik.Autor

Leave a Comment