Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Dy lojtarë të Partizanit me Covid-19 rezikojnë derbin, ja çfarë parashikon protokolli i federatës

Rastet e para në futbollin shqiptar me COVID-19 kërkon edhe interpretimin e protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Çfarë do të ndodhë tashmë? A mund të shtyhet ndeshja apo të ndërpritet gara? Gjithsesi, përgjigjja është konkrete në protokollin sanitar vetëm kur evidentohet një rast, jo dhjetëra të prekur.

RASTET E LOJTARËVE APO TË STAFIT ME COVID-19

Në rast të një testi pozitiv me COVID-19 të një lojtari ose pjesëtari të stafit teknik, nuk duhet të bëhet raportim i menjëhershëm në media, por personi i prekur duhet të izolohet menjëherë dhe personat që ai ka pasur kontakt duhet të testohen. Nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të karantinohet. Autoritetet shëndetësore përkatëse vendosin për karantinat e mundshme në grup.

Sidoqoftë, si masë paraprake klubet duhet të “sigurojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh në finalen e sezonit”. Ekzistojnë gjithashtu kërkesa të hollësishme për karantinën në shtëpi: personi i infektuar duhet të qëndrojë në dhoma të ndryshme nga anëtarët e familjes së tij dhe të flejë në një shtrat të veçantë. Karantina duhet të përfundojë zakonisht 14 ditë pas shfaqjes së simptomave.

HIGJIENA NË STËRVITJE DHE VENDBANIMI

Rregullat e higjienës që zbatohen në ndeshje gjithashtu duhet të zbatohen kur fillon stërvitja në ekip dhe që duhet të jetë plotësisht i mbyllur për publikun. Para se lojtarët të futen në zonën e stërvitjes, temperaturat e secilit lojtar dhe të stafit do të maten.

Ngrënia së bashku nuk do të lejohet. Një distancë prej dy metrash duhet të ruhet në kabina dhe dushe. Gjithashtu është e këshillueshme që lojtarët të bëjnë dush në shtëpi. Pajisjet e fitnesit mund të përdoren vetëm me doreza dhe një maskë për fytyrën, e më pas duhet të dezinfektohen. Lojtarët duhet t’i lajnë vetë rrobat dhe këpucët.

JETA PRIVATE

Përveç masave paraprake që janë më se të qarta, duhen marrë masa të tjera të tilla si shmangia e mbledhjes së njerëzve, si dhe një distancë prej dy metrash nga palët e treta ose larja e rregullt e duarve. Profesionistët duhet të pinë shumë ujë në shtëpi dhe t’i kushtojnë vëmendje një diete të pasur me vitamina. Duhet të mbajnë traktin e frymëmarrjes dhe mukozën e tyre sa më të ngrohtë.

Related posts

ISHTE PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho ka një dedikim të veçantë pas fitores ndaj Burnley (VIDEO)

Isa.Autor

“FUTBOLLIST I NIVELIT BOTËROR”/ Chiellini tregon sulmuesin e pamarkueshëm: Është vrasës në zonë

Delo.autor

KALENDARI VAZHDON TË NDRYSHOJË/ Moto GP anulon tre gara të tjera, por në nëntor do të ketë një surprizë

Delo.autor

Leave a Comment