Futboll La Liga Sport

ZBULON IDHULLIN E TIJ DHE MODELIN QË NDJEK/ Djali i Diego Simeones: Dua të luaj për Atletiko Madrid më shumë se…

Sulmuesi i Kaljarit Xhovani Simeone pranon se ai dëshiron të luajë për Atletiko Madridin më shumë se çdo gjë. Simeone ka zbuluar se idhulli i tij dhe modeli që ndjek është ai i Gonzalo Higuain. Xhovani është djali i trajnerit të Atletiko Madridit Diego Simeone, por sulmuesi e ka bërë të qartë që sërish do nënshkruante për klubin spanjoll edhe pse babai i tij është trajner.

Në një intervistë për “ESPN” Simeone e bëri të qartë që dëshiron të luajë për Atletikon. “Më shumë se çdo gjë tjetër”, u përgjigj Xhovani kur u pyet se nëse do dëshironte të luante për Atletiko Madridin. “Unë gjithmonë kam dashur të shkoja atje që i vogël , dhe e di që një ditë do të luaj për atë ekip. Babai im më ka stërvitur mua, dhe edhe nëse nuk do ishte trajner tek Atletiko unë përsëri do shkoja atje pasi ka qenë ëndrra ime që i vogël. Unë prap shpresoj që ai një ditë të bëhet trajneri im, edhe pse është e vështirë të nënshkruash për një skuadër ku trajner është babai yt.”

25 vjeçari shpjegoi edhe modelin e sulmuesit që ai ndjek, i cili është Higuain. “Higuain është modeli që unë ndjek, pa dyshim. Më pëlqen sesi lëviz në fushë. Kur luan Juventusi, unë shikoj Higuainin sesi lëviz”, përfundon Xhovani Simeone.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Goli i javës mban firmën e një SHQIPTAR, TOPI nuk shikohet (VIDEO

Isa.Autor

Lukaku shënon gol kundër Arabisë Saudite

Sadik.Autor

VIDEO/ Festimi për pak u kthye në TRAGJEDI, Messi me shokë rrezikuan të binin nga autobusi

F.autor

Leave a Comment