Futboll Seria A Sport

KUMBULLA ZGJEDH INTER/ Një tjetër yll i Serie A drejt “Zikaltërve”. Marotta zbulon të vërtetën për “Pleshtin”

Marash Kumbulla ka zgjedhur Interin dhe tashmë duket se kjo është rruga e vetme e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe të Veronës. 20-vjeçari, i cili ishte i projektuar që në fillim për të luajtur në të ardhmen me zikaltrit, u josh për disa javë edhe nga Igli Tare që kërkoi ta zgjeronte edhe më shumë gjurmën kuqezi te Lacio, por fakti që kryeqytetasit nuk janë gati që të shtyhen shumë lart me ofertën e tyre ekonomike, por në të njëjtën kohë dhe Juventusi është zhdukur si me magji nga pista, Marash Kumbulla dhe Interi pritet që të finalizojnë shumë shpejt marrëveshjen mes tyre.

Arsyeja lidhet edhe me një blic të fundit të bërë nga administratori zikaltër, Xhuzepe Marota, i cili ka ofruar 20 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh, plus kartonin e të riut Edoardo Vergani, por në të njëjtën kohë ka garantuar edhe për një tjetër vit rinovimin e huazimit të Edi Salsedos. Akordi në fjalë pritet t’u afrohet shumë 30-32 milionë eurove që presidenti i Veronës, Mauricio Seti, kërkon për yllin shqiptar dhe gjithçka pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

TONALI DHE MESI – Ndërkohë, një tjetër hap gjigant Xhuzepe Marota e ka bërë edhe kundrejt mesfushorit të talentuar të Empolit, Sandro Tonali. Bresha duket se ka pranuar ofertën prej 32 milionësh, plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh për t’ia shitur Interit “diamantin” e tyre dhe një gjysmë konfirmimi erdhi edhe mbrëmë nga Marota: “E vërteta është që Tonali na pëlqen shumë, por për të arritur deri te firma sigurisht që do shumë punë, pasi nuk jemi vetëm ne të vetmit në garë. Gjithsesi, me Çelinon jemi miq të vjetër, ndaj të shohim, – u shpreh njeriu i merkatos zikaltër, i cili lidhur me çështjen Mesi shpjegoi. – Nuk e vura unë hijen e Mesit në qendër të Milanos, të jini të sigurt. E vërteta është se bëhet fjalë për një lojë, sepse për të ngritur një marrëveshje të tillë nuk është e lehtë.

tonali

Asnjë ekip italian nuk mund t’ia lejojë vetes Mesin, nëse nuk është klubi që bën një sakrificë madhështore ekonomike me mbështetjen e sponsorëve, ndonëse nuk duhet të harrojmë edhe normat e ‘Fair Play’-t Financiar. Sigurisht që ne duhet të punojmë që të rikthehemi fuqia futbollistike e 20 viteve më parë, ndonëse nuk e fsheh se të shihja një kampion si Mesi tek Interi do të ishte diçka fantastike për mua dhe për këdo tjetër. Pavarësisht këtyre, pas kampionatit do të mblidhemi me Konten dhe me klubin që të vlerësojmë merkaton dhe të ardhmen”, përfundoi Marota.

Related posts

SKANDALI/ Zbulohet audio e re e Perez: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

Delo.autor

“AMBIENT IDEAL, DO BEFASOJMË SUPERIOREN”/ Mbrojtësi Ymeralilaj: Ju tregoj pse zgjodha Egnatian

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment