Futboll Kategoria e pare Sport

KURORËZOJNË SEZONIN ME TROFE/ Apolonia, kampione absolute e Kategorisë së Parë

Apolonia është kampione absolute në Kategorinë e Parë pasi mundi në finale fituesin e grupit A të kësaj Kategorie Kastriotin. Fierakët triumfuan me rezultatin 1-2. Skuadra e Artan Mërgjyshit kurorëzon në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2019-2020.

Skuadrat e Ndreut dhe Mërgjyshit prodhuan shumë raste në këtë takim. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, Ajazi rrëmben topin, driblon portierin e Apolonisë dhe realizon pa probleme me portën e boshatisur.

Gëzimi i krutanëve zgjati 4 minuta. Një krosim i devijuar nga mbrojtja e Kastriotit erdhi si dhuratë për Mihanën, i cili shënoi lehtësisht me kokë.

Ajazi, i cili realizoi golin për Kastriotin, ndëshkoi ekipin e tij në minutën e 67-ë duke shtyrë gabimisht topin në portën e skuadrës së tij.

Pavarësisht përpjekjeve për ta rihapur ndeshje, Kastrioti nuk ia doli të baraspeshonte takimin dhe Apolonia mori me vete trofeun në shtëpi.

Related posts

NDESHJA SHQIPËRI-SERBI/ FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave

F.autor

REALI E KËRKON PREJ KOHËSH/ Lojtari i Manchester Cityt afrohet tek “Los Blancos” nëpërmjet…

Delo.autor

Bare flet si “plak i urtë”: Nga Atletico te Malaga? Njeriu i fortë e përballon si duhet

Isa.Autor

Leave a Comment