Futboll Premier League Sport

NDAHEN PIKËT NË “OLD TRAFFORD”/ West Ham ndal “Djajtë e Kuq”, Greenwood rishkruan historinë

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e javës së 37-të të Premier League mes Manchester United dhe West Ham.

Një barazim që i ka ngjitur përkohësisht Djajtë e Kuq në vendin e tretë të renditjes me 63 pikë, ndërsa West Ham është ngjitur në vendin e 15-të me 38 pikë.

Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët me një penallti të Antonio-s në fundin e pjesës së parë, që është shkaktuar nga një prekje e topit me dorë të Pogba.

Kundërpërgjigja e ekipit të Solskjaer ka ardhur në minutën e 51-të, me Greenwood që ka realizuar golin e barazimit dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.

18-vjeçari është bërë adoleshenti me mëshumë gola të shënuar për United në ndeshjet e një sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet (17 – po aq sa George Best në 1965-66, Brian Kidd në 1967-68 dhe Wayne Rooney in 2004-05).

Gjithashtu, ai është bërë adoleshenti i parë që shënon 10 gola në një sezon të Premier League pas Romelu Lukaku në 2012-13 (14), dhe anglezi i parë që e bën një gjë të tillë pas Wayne Rooney në 2004-05 (11).

Related posts

HENRY ndërron mendje në fund, Bordeaux i bën ofertë trajnerit italian

Isa.Autor

ËSHTË E FEJUARA E VERSTTAPEN/ Vajza e ish-kampionit dhe me pasion për makinat, kush është Kelly Pike (FOTO)

Delo.autor

“KA LËNË GJURMË, KA LËNË SHENJA”/ Deschamps hap plagët e vjetra: Nuk e harroj veprimin e Benzemasë

Delo.autor

Leave a Comment