Futboll Seria A Sport

LAUTARO “TRADHËTON” INTER/ Bologna fiton me përmbysje në “San Siro”

Inter është mundur 2-1 në shtëpi nga Bologna në javën e 30-të të Serisë A dhe ka shpërdoruar një rast për të shkuar një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lazio.

Një humbje me përmbysje për skuadrën e Conte-s, që ka kaluar në avantazh me Lukaku-n në minutën e 22-të, ka luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 57-të pas kartonit të kuq të marrë nga Soriano dhe ka pasur një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen në të 62-ën, por Lautaro ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Bologna është kundërpërgjigjur në të 64-ën, duke barazuar me Juwara dhe në minutën e 80-të, 3 minuta pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Bastoni që ka kthyer barazinë numerike në fushë, ka realizuar edhe golin e dytë me Barrow.

Kjo fitore ka ngjitur skuadrën e Mihajlovic nga vendi i 12-të në të 9-in, duke i çuar kuqeblutë vetëm pesë pikë larg zonës europiane të renditjes.

Related posts

“LUFTA” PËR CHAMPIONS/ Një fitore e madhe e Atalantas, “Kuqezinjtë” zbresin në vend të shtatë

Delo.autor

CRYSTAL NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Andros Townsend (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Nga tifozë kthehen në dado, “Ultrasit” e kroacisë i këndojnë ninulla bebes së vogël (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment