Futboll Sport

Reali kërkon sulmues, Perez rikthehet te “fiksimi” i vjetër

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, në skenë për Realin e Madridit dolën emra si Neymar, Mbappe e Eden Hazard dhe u la në harresë një dëshirë e hershme e Perez.

Por tashmë, të paktën sipas spanjolles “Marca”, drejtuesit madrilenë kanë hedhur sytë sërish nga sulmuesi polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Në të kaluarën, polaku kishte shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te Bayern, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse do të bëhet i mundur një transferim i tillë, i cili do të rriste ndjeshëm fuqinë e sulmit të Realit pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Ricciardo: E çuditshme të garosh pa tifozë, por koronavirusi zgjati karrierën time

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel merr ofertën surprizë nga një makinë e dorës së dytë

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI ME PËRVOJË/ Barcelona tenton 31-vjeçarin e Çelsit

Isa.Autor

Leave a Comment