Bundesliga Futboll Sport

LISTA E SPASTRIMEVE/ Ja 11 lojtarët që pritet të largohen nga Borussia Dortmund

Borusia e Dortmundit kërkon të kursejë para dhe për këtë arsye ka vendosur të ndërpresë kontratat që ka me disa prej lojtarëve të saj. Bëhet fjalë për plot 11, të cilët pritet të mos jenë më pjesë apo në pronësi të nënkampionëve të Gjermanisë.

“Jemi në një situatë ku duhet të menaxhojmë mirë balancat. ‘COVID-19’ na ka lënë me pasoja dhe kjo nuk mund të fshihet”, tha numri një i klubit verdhezi, Hanc Joakim Vacke. Ishte pikërisht Vacke që ngriti Borusian nga një klub që ishte drejt falimentimit në një prej klubeve me ekonominë më të madhe. Shitja e shumë prej yjeve të saj në këto 10 vitet e fundit ka bërë që verdhezinjtë të jenë në gjendje për të blerë këdo në treg. Por, gjërat ndryshuan me ndalesën e kampionatit për shkak të pandemisë.

Drejtuesit e lartë vendosën të shkurtojnë kontratat e lojtarëve dhe të ndërpresin disa prej tyre. Sipas mediave gjermane, klubi ka një borxh vjetor prej 45 milionë eurosh të cilat duhet t’i shlyejë brenda shtatorit për të mos u gjobitur nga liga gjermane. Ndërkohë, kjo do t’i shërbente dhe trajnerit Lysien Favre, i cili do të kishte mundësi të punonte me një grup të përzgjedhur lojtarësh dhe jo me disa që nuk ka dëshirë të punojë.

dortmund

Kujtojmë që Mario Gëce ishte lojtari i parë që i dha lamtumirë skuadrës verdhezi. Ish-kampioni i botës me “Pancerat” fitonte jo më pak se 7 milionë euro në sezon, edhe pse aktivizimi i tij ishte shumë i pakët. Mario kishte vite që nuk ishte ai i vjetri. Kështu, ai dhe skuadra gjermane zgjodhën të ndanin rrugët. Për të ka oferta jashtë Bundesligës, Monakoja është njëra prej tyre. Francezët besojnë se Gëce ka ende për të dhënë në futbollin profesionist.

LISTA

Andre Shyrle

Tomas Delanei

Mo Dahud

Serxho Gomez

Feliks Paslak

Manuel Akanji

Niko Shulc

Marsel Shmelcer

Leonardo Balerdi

Marius Volf

Dzenis Burniç

Related posts

Messi bën rolin e drejtuesit, i kërkon Barcelonës të monitorojë këta mbrojtës

Q.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Interi gati katër goditje në merkaton e dimrit, ja emrat

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Fituesi me çfarëdo rezultati kalon në finalen e “Kupës së Italisë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment