Futboll La Liga Sport

LISTA PËR SFIDËN NDAJ LEGANES/ Zidane përjashton dy yjet e ekipit, nuk ka festë për ta!

Reali do të luajë ndeshjen e fundit kundër Leganes në kampionat. Takimi do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në transfertë. Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e fundit.

James Rodriguez dhe Gareth Bale nuk zënë vend në këtë listë. Kolumbiani dhe uellsiani e kanë mbyllur kapitullin e tyre me madrilenët dhe në verë duhet të gjejnë një skuadër tjetër. Ata nuk po luajnë dhe nuk kanë relata të mira me Zinedine Zidane.

Ky i fundit nuk i do në skuadrën e sezonit të ri dhe diçka të tillë e dinë të dy lojtarët. Drejtuesit nga krahu tjetër po punojnë që t’i gjejnë ekip për t’i shitur. Mariano dhe Brahim Diaz janë grumbulluar, ashtu si Luka Jovic.

Related posts

REJA E NIS NË ARRATI ME KOMBËTAREN/ Grumbullim në Gjermani. Ja pse u zgjodh

F.autor

Mourinho i shiti të dy për 40 mln euro, tani ata vlejnë 10 fishi

Q.Autor

Supersfida PSG-Real Madrid nderon në nisje Davide Astorit

Q.Autor

Leave a Comment