Moto GP Sport

MOTO GP/ Kampioni i botës rinovon kontratën deri në vitin 2024 me Honda

Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez, ka rinovuar deri në vitin 2024 kontratën me motorin japonez Honda. Palët kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen. Kontrata e pilotit spanjoll skadonte në fund të këtij sezoni, por ai do të vijojë bashkëpunimin me Honda edhe për 4 vitet në vazhdim.

“Jemi të lumtur që Marc do të qëndrojë me ne. Ai është dhe do të mbetet pjesë e familjes Honda. Kemi disa muaj që bisedojmë për rinovimin dhe gjetëm gjuhën e përbashkët për të vijuar edhe më tej së bashku”, tha Nomura, presidenti i Honda.

Marc Marquez e ka nisur karrierën në Moto GP në vitin 2013 me Honda, duke fituar 6 tituj kampionë në total. “Jam krenar për këtë marrëveshje të re me Honda. Falë kësaj kontratë të re jam më i qetë dhe mund të vazhdoj garën për të arritur objektivat e mi”, tha Marquez.

Related posts

QËNDRIMI SURPRIZË TEK NICE/ BALOTELLI tregohet i sinqertë dhe zbulon gjithçka

Isa.Autor

MË TË MIRËT E ITALISË/ OPTA publikon formacionin “PERFEKT” në Serie A, befason INTERI dhe CR7

Isa.Autor

Bes Kallaku “i jep mend” Lëvit: I thashë bëje… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment