Futboll Premier League Sport

DITË E SHUMËPRITUR PËR REALIN/ Por Madridin e blindon policia…

Dita e shumëpritur për madrilenët erdhi. Sot në mbrëmje, nëse do të fitojnë sfidën kundër Vijarealit, do të shpallen zyrtarisht kampionë të Spanjës, pavarësisht rezultatit që do të marrë Barcelona në ndeshjen kundër Osasunës. Realit i mjaftojnë 2 pikë për t’u shpallur zyrtarisht kampion, por që të mos e çojë titullin në javën e fundit (nëse barazon me Vijarealin) dëshiron patjetër që t’i mbyllë llogaritë sot.

REALI
Skuadra e Zinedin Zidanit ka pasur një ecuri fantastike pas rikthimit të kampionatit, i cili u ndërpre për shkak të Koronavirusit duke marrë 9 fitore radhazi. Në këtë mënyrë parakaloi edhe Barcelonën, e cila u ndal në disa sfida. Mirëpo, nuk kanë munguar polemikat për disa fitore që kanë ardhur me penallti. Kjo gjë nuk i intereson Madridit, i cili sot kërkon të bëjë 90 minuta spektakolare dhe të sigurojnë titullin.
Reali
DORËZOHET KUPA – Nëse Reali do të sigurojë matematikisht fitoren e titullit kampion, atëherë federata spanjolle do t’i dorëzojë kapitenit Serxho Ramos kupën. Luis Rubiales nuk do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, por do të dërgojë një delegacion nga federata në mënyrë që Reali të marrë kupën. Mënyra e dorëzimit në kampionatin spanjoll ka ndryshuar që kur ka ardhur në krye të federatës Luis Rubiales, sepse më parë La Liga e shpallte kampionin pa kupë dhe në sezonin pasardhës dorëzohej trofeu në ndeshjen e parë që do të luante në shtëpi. Por, prej disa vitesh, kampioni në Spanjë shpallet ashtu siç duhet dhe kupa dorëzohet në momentin që shpallet zyrtarisht.

BLINDOHET MADRIDI – Por, ky kampionat i çuditshëm për shkak të pandemisë “COVID-19” do të përfundojë në mënyrë të çuditshme. Tifozët madrilenë do të festojnë titullin kampion në shtëpitë e tyre dhe me të afërmit, pa pasur mundësinë që të dalin nëpër rrugë dhe nëpër sheshe që të krijojnë grumbullime. Autoritetet kanë marrë masat dhe ditën e nesërme në Madrid do të ketë afro 300 forca policie, të cilat do të qëndrojnë në sheshet kryesore dhe rrugët ku mund të grumbullohen tifozë. Në këtë mënyrë tifozët nuk do të dalin për të krijuar grumbullime për të festuar.

Related posts

Falcao në telashe, dënohet me 16 muaj burg për evazion fiskal

Sadik.Autor

TRANSFEROHET TEK KLUBI I SERIE A/ Sulmuesi Zirkzee: Prita pak gjatë, por jam i kënaqur për…

Delo.autor

BBC do të ‘shpërbëhet’, ky është ‘tredhëmbëshi’ që Florentino Perez po ëndërron për Realin

Q.Autor

Leave a Comment