Futboll Seria A Sport

“LUFTA” MES MANCHESTER CITYT DHE PSG-SË PËR COSTAN/ Juventus e zëvendëson me sulmuesin surprizë të Premier…

Juventus po pret një “luftë” në merkato mes Mançester Sitit dhe PSG për Dagllas Kostën, ndërsa si zëvendësuesin e brazilianit shikon yllin e Uolverhemptonit, Raul Jimenez. Sipas “Tuttosport” Kosta dhe Federiko Bernardeski do shiten nga bardhezinjtë për të blerë lojtarë që i përshtaten stilit të lojës së Mauricio Sarrit.

jimenez

Për Dagllas Kostën interesohen Mançester Siti dhe PSG, edhe pse braziliani mbush 30 vjeç në shtator dhe ka një histori të gjatë me dëmtimet. Kosta ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 27 ndeshje për Juventusin këtë sezon. “Tuttosport” zbulon se zëvendësuesi i brazilianit është sulmuesi meksikan i Uolverhemptonit, Raul Jimenez.

Jimenez kaloi në Premier Ligë tek Uolverhempton nga Benfika për 41 milionë euro. Në këtë sezon meksikani ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 51 ndeshje me Uolverhemptonin.

Related posts

ISH-SULMUESI I “TË KUQVE”/ Emile Hesky konfirmon: Nëse Liverpooli nuk fiton titullin, përgatituni për…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ 200 milionë stërlina buxhet për Chelsean, edhe Hysaj në listën e Sarri

Isa.Autor

NUK NDALEN PROBLEMET TEK MILAN/ Një tjetër titullar tremb trajnerin Pioli, pritet të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment