Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON LOJTARËT E EKIPIT/ Guardiola: Nëse ky është niveli i vërtetë…

Tjetër lajm i keq për Manchester City-n që, pasi është dorëzuar para superioritetit të Liverpool-it në Premier League, i ka thënë lamtumirë edhe Kupës së Anglisë pasi është eliminuar nga Arsenal-i i ish-it Arteta.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë mea culpa pas humbjes 2-0 me Topçinjtë dhe ka paralajmëruar lojtarët e tij për objektivin e vetëm të mbetur në këtë sezon: Champions League.

“E njohim nivelin që duhet të kesh në këto kompetcione”, ka thënë Pep për kanalet zyrtare të klubit. “Ndoshta eliminimi nga Kupa e Anglisë do të na shërbejë si mësim, por nuk është e thënë që të ndodhë”, ka thënë Guardiola.

“Sigurisht nuk kemi luajtur mirë kundër Bournemouth-it dhe kundër Arsenal-it, veçanërisht në pjesën e parë. Nuk mund të them më shumë, sepse situata jonë është mjaft e qartë”.

“Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se nëse duam të kemi ndonjë mundësi për të eliminuar Real-in dhe për të vazhduar përpara, duhet të bëjmë më mirë, të përmirësojmë standardin tonë. Përndryshe rrezikojmë”.

Related posts

Kroos synon Championsin e katërt, ja çfarë thotë para ndeshjes

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Juventus vendos për Dybala-n, ylli i argjentinës drejt kalimit tek…

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË PORTUGEZIT/ Tre klubet e mëdha europianë interesohen për Mourinhon

Isa.Autor

Leave a Comment