Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposht “Topçinjtë” me përmbysje në Derbi

Tottenhami e ka mposhtur 2-1 Arsenalin.

Tottenhami ka marrë tri pikë të arta në luftën për një vend në Europa League.

Të besuarit e Jose Mourinhos kanë arritur ta mposhtin 1-0 Arsenalin e Mikel Artetës për t’u ngjitur në pozitën e tetë në renditje, tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Europa League.

Tottenhami e nisi keq ndeshjen duke pranuar gol në minutat e para të takimit.

Pas 16 minutave lojë, Topçinjtë kaluan në epërsi me golin e Alexandre Lacazette.

Por, 3 minuta më vonë, në atë të 19’, Heung-Min Son shfrytëzoi një gabim të mysafirëve për të realizuar për 1-1, për ta barazuar rezultatin me një gol të bukur.

Derisa me tentime të vazhdueshme, vendasit arritën edhe golin e tri pikëve, në minutën e 81’, Toby Alderweireld realizoi për 2-1.

Objektivi i Tottenham është Europa League dhe kanë mbetur edhe nëntë pikë deri në fund. /Gazeta Express/

Related posts

YLLI BELG BËN MBROJTËSIN PËR SHAKHTAR/ Shikoni si i mohoi Interit golin dhe i eliminoi nga Champions (VIDEO)

Delo.autor

Këmbëngulja shpërblehet, shkëlqen Armando Sadiku

Q.Autor

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

Leave a Comment