Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTË” E ASHPËR PËR EUROPËN/ Laçi merr “asist” nga… kalendari

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e këtij sezoni, Laçi do të luajë gjithçka për zonën “Euro”. Aktualisht janë në vendin e 4-t dhe me një pikë më pak nga Teuta e vendit të tretë, ndaj shanset që t’ia dalin i kanë maksimale. Lufta është ashpërsuar ndjeshëm, paçka se vetëm pesë ekipe kanë marrë licencën për të marrë pjesë në kompeticonet e UEFA-s.

Gara për kurbinasit do të jetë pikërisht me durrsakët, por edhe Partizanin që ka 3 pikë më pak. E megjithatë, bardhezinjtë janë të favorizuar nga kalendari. Javën e 32-të dhe të 33-të do t’i luajnë jo vetëm në shtëpi, por me skuadra që matematikisht kanë rënë nga Kategoria Superiore. Fillimisht do të përballen me Flamurtarin dhe më pas me Luftëtarin. Dy ndeshje të lehta në letër, që te Laçi i llogarisin me 6 pikë.

Megjithatë, Armando Cungu i ka paralajmëruar të tijtë që të kenë kujdes. Janë pikërisht këta kundërshtarë që të hapin punë dhe këtë e pohoi fill pasi u mbyll ndeshja me Partizanin: “Duhet tepër kujdes me ekipe pa asnjë objektiv dhe të dorëzuara. Mund të kthehen në skuadra të vështira, edhe pse luajmë në fushën tonë me vlonjatët dhe gjirokastritët”.

Për këtë motiv edhe në stërvitje kërkesa e llogarisë ka qenë maksimale, ndërsa trajneri është munduar që të rikuperojë ato defekte që pa në humbjen e fundit. Ai pret një ekip më të përqendruar në fushë, i cili mbrohet mirë dhe mbi të gjitha shfrytëzon çdo rast që krijohet.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ GAFA në Instagram, ylli i Anglisë me pantallonat e mbushura (FOTO)

Isa.Autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Drejtuesit e “Los Blancos” marrin vendimin për Zidane

Delo.autor

BARÇA DHE JUVE E PRESIN/ ISCON nuk e mbajnë NERVAT me TIFOZËT: Çfarë D……?

Isa.Autor

Leave a Comment