Futboll Sport

Sheikët tentuan blerjen e Liverpoolit për rekord botëror, por drejtuesit e Reds ia bënë të qartë se klubi nuk është në shitje

Pronarët amerikanë të Liverpoolit, Fenway Sports Group [FSG], kanë luftuar dhe refuzuar një përpjekje për blerjen e klubit për dy miliardë euro funtesh apo 2.22 miliardë eurosh.

Sipas tabloidit Daily Mail, kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour, u përpoq dhe dështoi me ofertën e tij për të blerë Liverpoolin.

Sheikh Khalid Bin Zayed Al Nahyan iu afrua përfaqësuesve të klubit nga Anfield në fund të vitit 2017.

Një marrje e pronësisë së klubit prej dy miliardësh do të ishte një rekord botëror për klubin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Khaled është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Lindjen e Mesme, shton raporti i mediumit britanik.

Sheikh Khaled Bin Zayed Al Nahyan

Drejtori i tij, Midhat Kidwai, gjithashtu thuhet se u takua me kryetarin e Liverpoolit, Tom Werner, në New York.

Ndryshe, Fenway Sports Group e bleu Liverpoolin për 280 milionë funte në vitin 2010, por tani vlera e klubit është shumëfishuar.

Drejtuesit e Liverpoolit, John W Henry dhe Tom Werner (Getty Images)

“FSG kanë qenë të qartë dhe të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se klubi nuk është në shitje”.

“Sipas kushteve të duhura ne do të konsideronim marrjen e një investitori minoritar, nëse një partneritet i tillë do të zgjeronte interesat tona komerciale në tregje specifike dhe në përputhje me zhvillimin e vazhdueshëm dhe rritja e klubit dhe e ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Related posts

Leipzig jep lajmin e shumëpritur, ja çfarë do të ndodhë me Keitan gjatë janarit (FOTO)

Q.Autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti nga Ibrahimovic, Diaz shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Partizani. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment