Futboll Premier League Sport

“MË STREHOI MUA DHE VËLLAIN NË SHTËPINË E TIJ”/ Lojtari zbulon anën pozitive të yllit të futbollit

Ish-futbollisti i Leiçesterit Sedrik Kipre rrëfen se ish-shoku i skuadrës, tani lojtar i Çelsit N’Golo Kante e strehoi në shtëpinë e tij së bashkuë me vëllain për një muaj pasi kishte probleme me banesën e tij.
kantee
Për “Goal.com”, 23-vjeçari vlerësoi shpirtmadhësinë dhe bujarinë e kampionit të botës.
“Jetova në shtëpinë e N’Golos për një muaj kur isha te Leiçesteri. Kisha probleme me apartamentin tim dhe Kante më mbajti mua dhe vëllain tim për gati një muaj. Jo çdokush mund ta bëjë këtë dhe ishte diçka e jashtëzakonshme nga ana e tij. Sot jam shumë krenar që kam takuar një njeri si N’Golo. Nuk ka njeri më të përulur se ai”, u shpreh Sedrik Kipre, i cili luan për Uiganin.

Pavarësisht se është njëri prej futbollistëve më të famshëm në botë, Kante konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të edukuar dhe më korrektë brenda dhe jashtë fushe.

Related posts

“ËSHTË NJË NJERI SHUMË I MIRË”/ Conte për ish-yllin e tij: Dera ime është gjithmonë hapur për të

Delo.autor

WEST HAM-LIVERPOOL/ Pas një harkimi nga këndi, Zouma ndëshkon me kokë “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Federata Gjermane kritikon Ozil dhe Gundogan pas takimit me Erdogan

Sadik.Autor

Leave a Comment