Futboll Premier League

Vazhdon “greva” e Mahrez, mungon ndaj Swansea

Sulmuesi i Leicester City, Riyad Mahrez, ka munguar në seancën e radhës stërvitore dhe si rrjedhojë nuk do të luajë nesër kundër Swansea. Nuk dihet ende nëse mungesa e sotme ka qenë e justifikuar, por dihet që futbollisti është rebeluar ndaj klubit, që nuk lejoi transferimin e tij te Manchester City. City ofroi 60 milionë euro për shërbimet e Mahrez, në javën e fundit të merkatos së janarit, por Leicester pretendoi të paktën 90 milionë euro dhe marrëveshja dështoi. Ai mungoi në tre stërvitje radhazi dhe u gjobit me plot 100 mijë euro, por mesa duket “greva” vazhdon.

Image result for mahrez leicester

Trajneri i Leicester City, Claude Puel, ka konfirmuar se Mahrez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Swansea. “Unë uroj që Riyad të qartësojë mendimet e tij dhe të kthehet sa më parë në skuadër. Të paktën deri në fund të majit ai është pjesa e jona dhe është shumë i rëndësishëm. Qendrimi i tij është vendimi më i mirë që mund të merrte klubi për ecurinë e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit.” Mahrez ka luajtur 127 ndeshje me “dhelprat” gjatë karrierës së tij, duke shënuar 24 gola.

Related posts

BOTËRORI 2022 PLAY-OFF/ Trajnerit të Uellsit nuk i besohet: Jemi me fat. Kemi që nga viti 1958…

Delo.autor

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Mesfushori Gomez zhbllokon sfidën ndaj Milan me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Polemikat për penalltinë, në Spanjë i japin të drejtë Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment