Futboll Seria A Sport

“MENTALITETI I EKIPIT TANI ËSHTË…”/ Sarri pret rikthimin e dy lojtarëve në Champions, flet edhe për rastin Arthur

Mauricio Sarri nuk e ka vendosur ende nëse do bëjë rotacion kundër Romës, por shpreson që Paolo Dibala dhe Aron Ramsei të jenë gati në ndeshjen kundër Lionit. Trajneri sugjeroi se mund të përdorë edhe ekipin U-23 në sfidën e fundit në Seria A pasi e kanë siguruar titullin kampion.

ronaldo-sarri

“Ato që duhet të pushojnë do të pushojnë, ato që mund të luajnë do zbresin në fushë”, tha Sarri në konferencën për shtyp. “Nuk jam ankuar për ndeshjet, unë thjesht shpreha faktin që kemi luajtur 5 herë në 12 ditë. E kuptoj vështirësinë e kalendarit në këto kushte, por nuk po përpiqem të ndryshoj asgjë.Ne duhet të mësohemi me situatën”. Juventus ka luajtur non stop në Seria dhe pret Lionin në Champions me 7 gusht. “Nuk e dimë çfarë efekti mund të ketë. Qartësisht ne po ja dalim edhe në rrethana të tilla. Menatileti i ekipit tani është që kemi fituar Skudeton dhe ne nuk duhet të rrezikojmë me lojtarët. Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët që ka luajtur më shumë , kështu që do diskutojmë me stafin dhe do marrim një vendim. Ramsei është rikthyer në stërvitje dhe ka gjasa të mëdha që të jetë gati për Champions. Edhe proçesi i rikuperimit të Dibalës po shkon mirë”.

Sarri u pyet për rastin e Artur Melos që po refuzon të luajë me Barcelonën në Champions dhe sezonin tjetër do luajë për Juventusin. “Nuk e di situatën dhe preferoj të mos them asgjë. Jam disi i acaruar dhe sinqerisht nuk mund të them asgjë”, përfundoi Sarri.

Related posts

“ECIM PARA NË KUPË E KAMPIONAT”/ Mehmeti thirrje tifozëve: Ejani në stadium, jeni pjesë e pandashme e Partizanit

Delo.autor

Neymar: Kam frikë nga dëmtimi, Botërori ëndrra ime!

Sadik.Autor

Migjan BASHA kalon me SUKSES vizitat mjekësore, nesër vjen zyrtarzimi tek…

Isa.Autor

Leave a Comment