Futboll Seria A Sport

MILANI I TIJ PO SHKËLQEN/ Pioli: Ju tregoj pikën e kthesës. Më pëlqejnë komplimentet, por më 2 gusht…

Milani është duke kaluar një formë të shkëlqyer pas rikthimit në fushë pas pandemisë, teksa nuk njeh humbje, por më shumë se kaq, bind me lojë dhe rezultat. Pas fitores 5-1 ndaj Bolonjës ditën e djeshme, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli është shprehur se të gjithë tani luajnë si grup, duke treguar edhe pikën e kthesës.

“Skuadra po shijon paraqitjet që po bën, kjo mund të shikohet edhe nga mënyra e stërvitjes, si luajnë në fushë dhe si qëndrojnë bashkë. Bolonja nuk është një ekip i lehtë dhe me këtë ecuri po tregojmë se kemi besim në atë që bëjmë. Dua të komplimentoj djemtë, këto janë frytet e punës sonë. Tani të rikuperojmë energjitë, pasi kundërshtarët e radhës nuk janë të lehtë.

Rebiç? Për numrat që ai ka, mund të thuhet se është një ‘top-player’, por mund të përmirësohet akoma më shumë. Forca jonë është grupi. Unë i trembesha Bolonjës, pasi këtë sezon ata kishin 7 fitore në transfertë përfshirë edhe atë kundër Interit. Më pëlqejnë komplimentet ndaj meje, por llogaritë bëhen më 2 gusht.

Mendoj se ndeshja që na shtytjen e madhe ishte gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, kundër Juventusit. Ishim shumicën e kohës me 10 lojtarë dhe pavarësisht kësaj ishim të organizuar, të vendosur dhe të fokusuar. U krijua ideja se me 11 lojtarë mund ta kishim mundur Juventusin. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për udhëtimin tonë, pasi u ndërgjegjësuam për atë që mund të bënim si skuadër

Nervozizmi i Ibrës pas zëvendësimit? Më tha diçka kur e zëvendësova, por nuk e kuptova. Unë duhet ta menaxhoj atë shumë mirë, ne luajmë çdo 3 ditë dhe ai vjen nga një dëmtim. Si ndaj Bolonjës ashtu edhe në ndeshjet e tjera ai është shumë i rëndësishëm për ne.

Kesi? Sipas meje Frenk është një mesfushor modern, që bën shumë mirë në të dyja fazat, po kalon një moment të shkëlqyer. Tek ai shikoj prezencë të madhe mendore, është gjithmonë brenda ndeshjes, është zemërgjerë dhe është duke bërë ndeshje shumë të rëndësishme. Ai duhet të vazhdojë kështu.”, u shpreh Pioli.

Related posts

E ARDHMJA E ICARDIT NË KRIZË/ Wanda Nara bën një postim në rrjetet sociale që “turbullon ujërat”

Delo.autor

E BUJSHME/ Floyd Mayweather duel me aktorin e YouTube

Delo.autor

Italia, ja si ndryshon strategjia e Azzurëve nën drejtimin e Mancinit

Sadik.Autor

Leave a Comment