Futboll La Liga Sport

MJAFTON SERGIO RAMOS/ Real Madrid vendos një dorë te titulli

Real Madridi ka fituar një ndeshje mjaft të vështirë në transfertë kundër Athletic Bilbaos me rezultatin 0-1. Temperaturat e larta dhe lodhja nga ngjeshja e kalendarit ndikoi te futbollistët e të dy skuadrave. “Los Blancos” nuk arriti të krijonte mundësitë e duhura dhe të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.

Vendasit nga krahu tjetër menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin. Ndeshja ishte bllokuar krejtësisht, ndërsa duhej të vinte minuta e 73′ që të zhbllokohej. Marcelo fitoi një penallti që u kthye në gol nga mbrojtësi. Kapiteni shënoi penalltinë e 22 radhazi në kampionatin spanjoll.

Deri në fund të takimit nuk kishte asnjë gol tjetër. Reali fiton një transfertë të vështirë dhe vendos një dorë te titulli. La Liga do dhe 4 javë të mbyllet dhe kundërshtarët e madrilenëve janë krejtësisht të kalueshëm sepse do të përballen me Alaves, Granada, Villarreal dhe Leganes. Momentalisht, “Los Blancos” kanë 7 pikë diferencë nga Barca në pritje të sfidës së katalanasve.

Related posts

SFIDA NDAJ “DARDANËVE”/ Spanjollët e kanë vendimtare por i druhen ambientit armiqësor në Kosovë

Delo.autor

E DËRGOI NË TRIBUNË/ Kush është lojtari që po çmend Silvinjon. Trajneri i Kombëtares zbulon “padashur” vendimin

F.autor

Dortmundi aktiv në merkato/ Greku Sokratis drejt shitjes, ja kush e zëvëndëson…

Sadik.Autor

Leave a Comment