Futboll Premier League Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI I TYRE/ Manchester City bën dy goditjet e para në merkaton e verës, ja emrat

Mançester Siti nuk humbet kohë. Me të marrë konfirmimin nga KAS se mund të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm pas dënimit 2- vjeçar nga UEFA, “Qytetarët” kanë bërë dy goditjet e para në merkaton e verës që në total arrijnë mbi 75 milionë euro dhe mungon vetëm zyrtarizimi i tyre, sepse gjithçka është thuajse e mbyllur. Kështu, Pep Guardiola zgjidh më në fund problemin në qendër të mbrojtjes së tij pasi nuk zëvendësoi ish-kapitenin Vinsent Kompani sezonin e shkuar dhe transferon nga Bornmëthi qendërmbrojtësin holandez, Natan Ake.ake torres

Skuadra që u rrëzua në Championship këtë sezon ka pranuar ofertën prej 41 milionë paundësh për talentin holandez (40 milionë plus 1 milion bonuset), të cilit tashmë i ka ngelur vetëm të zgjidhë detajet e kontratës së tij me klubin e ri, e cila do të bëhet gjatë këtyre ditëve. 25-vjeçari Ake ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Premier Ligës gjatë sezonit të shkuar. Ai u transferua nga Bornmëthi përfundimisht në vitin 2017 për 20 milionë paund, pasi shkëlqeu i huazuar nga Çelsi.

Por “Qershinjtë” arritën të përfitojnë dyfishin e shumës që shpenzuan tri vite më parë, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë në historinë e tyre. Guardiola ka kthyer shpesh Fernandinjon në mbrojtje gjatë krizës së dëmtimeve, por tani duket se ka gjetur edhe partnerin e besueshëm të Ajmerik Laportes në zemër të prapavijës. Torres – Thuajse gjithçka e mbyllur edhe për pasardhësin e Leroi Sanesë në “Etihad”. Ferran Torres do të jetë talenti i radhës që do të transferohet te Mançester Siti.ferran.torres.valencia.2019.20.750x450

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i krahut i Valencias ka arritur marrëveshjen për një kontratë 5- vjeçare me klubin anglez dhe në arkat e Valencias do të shkojnë për kartonin e 20-vjeçarit 27.2 milionë paund në total bashkë me bonuset (pagesa fillestare do të jetë 21 milionë paund). Valencia kërkonte 40 milionë paund për talentin e kombëtares U-21 të Spanjës, por u dorëzua duke qenë se Torres hyn në vitin e fundi të kontratës në “Mestalla”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Griezmann: Taktikisht do të jetë një përballje…

Delo.autor

“LAMTUMIRA E CONTES NA BEFASOI TË GJITHËVE”/ Mbrojtësi Skriniar: Dua të qëndroj tek Inter-i dhe të…

Delo.autor

“TË FITOSH NUK ËSHTË KURRË E LEHTË”/ Solskjaer: Vendi i tretë ishte i çuditshëm dikur, tani…

Delo.autor

Leave a Comment