Futboll Seria A Sport

YLLI SUEDEZ FITON “BETEJËN” ME GAZIDIS/ Ibrahimovic drejt rinovimit të kontratës, ja detajet e marrëveshjes

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç mund të vazhdojë të jetë te Milani. Sipas rrjetit “SKY”, menaxheri i lojtarit do të ketë një takim më drejtuesit kuqezinj lidhur me të ardhmen e suedezit. Nuk ishte mbase e nevojshme, por ndeshja me Sampdorian tregoi edhe një herë se sa i rëndësishëm është për ekipin sulmuesi, që edhe pse 38 vjeç po bën ende diferencën. Dy gola dhe një asist shtojnë arritjet e tij personale dhe spikat fakti që prej sezonit 2002-’03 Ibrahimoviç shënon rregullisht të paktën dhjetë gola.

SKENARI

Takimi duhej të ndodhte 48 orë më parë, por pavarësisht se nuk ka shumë kohë, palët do bisedojnë me qetësi mbi atë që do të jetë raporti i ri. Konfirmimet e Piolit dhe Maldinit i kanë ndryshuar mendjen Ibrës që do të largohej nëse te Milani mbërrinte Ralf Rangniku. Pasi fitoi betejën në distancë me gjermanin, sulmuesi ka fituar edhe atë të brendshme me Gazidhisin. Tashmë administeatori është i vetdijshëm për vlerën e Ibrës brenda dhe jashtë fushe, teksa edhe “Elliott” ka dhënë bekimin për një akord të ri me “Gjigantin nga Malmoe”.

Ky i fundit nuk duhet të ketë probleme financiare, megjithatë Mino Raiola vazhdon të kërkojë 6 milionë euro në sezon. Milani thuhet se nuk do të lëvizë nga oferta prej 4 milionësh në sezon plus disa bonuse të majme të lidhura me prezenca, golat dhe sidomos renditjen e ekipit.Pioli Ibra

DILEMA E AFATIT

Për t’u kuptuar edhe sa mujore do të jetë kontrata mes palëve. Në fillim u fol vetëm për një sezon, por me sa duket akordi mund të jetë 1+1. Pra, një vit kontratë dhe një vit tjetër që do të vijë automatikisht nëse Ibra arrin objektivat e klubit. E ardhmja si drejtues kuqezi është një tjetër aspekt i kontratës, e cila tashmë duket se po vonon vetëm për çështje kohe, pasi dukshëm, si Ibra dhe Milani, e kanë kuptuar sa vlejnë për njëri-tjetrin…

Related posts

PAS DËMTIMIT TË FRIKSHËM/ Harry Kane përfundon në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Shqiptari “ÇMEND” serbët në Vjenë, shikoni çfarë u bë me flamurin kuq e zi (VIDEO)

Isa.Autor

E PAPËRMBAJTSHME NË OLIMPIADËN E TOKIOS/ Luiza Gega triumfon në 3000 metra me pengesa

Delo.autor

Leave a Comment