Futboll Shqipëri Sport

“NDESHJET E 1/8 TË CHAMPIONSIT NUK LUHEN NË FUSHË NEUTRALE”/ Duka: Barcelona kërkon tifozët në “Camp Nou”

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, thotë se ndeshjet e 1/8 të Champions League nuk do të luhen në fushë asnjënaëse si pjesa e mbetur e kompeticionit, por në fushën e ekipit pritës. Për radio ‘Kiss Kiss’ kreu i FSHF-së shprehet se Barcelona këmbëngul që ndeshjen me Napolin ta luajë në ‘Camp Nou’ dhe në varësi të situatës me kurbën epidiomologjike të rikthejë edhe tifozët.

Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium. Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike”.

Lidhur me fazën e “Final Eight” të Champions, Presidenti Duka ka konfirmuar: “Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19”.

Në fund, edhe një koment për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj. “Nëse do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka.

Related posts

VIDEO/ U largua nga Reali si dështak, por shikoni çfarë bën ky sulmues

Q.Autor

INTERISTI/ Juventus nuk e fiton Champions as me CR7, ky është viti i ekipit anglez

Isa.Autor

“ARDHJA NË PARIS ISHTE ZGJIDHJA MË E…”/ Finalen e Champions si spektator, Icardi prap thumbon Inter!

Delo.autor

Leave a Comment