Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Kukësi. Nis pjesa e dytë

Do të startojë në orën 18:00 në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadra vijnë në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Lufrëtarit me rezultatin 4-1.

Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pakë.

Për sa i përket formacioneve, supriza pafund në radhët e të kuqve. Lerda nuk do të ketë në dispozicion dy titullarët Telushi dhe Solomon, ndërkohë që Asani nuk është preferuar nga minuta e parë. Trajneri italian ka preferuar të ndryshojë edhe skemën në ndeshjen e sotme, teksa do të rreshtohet me 3 mbrojtës.

Për sa i përket Kukësit, trajneri Duro ka bërë vetëm 1 ndryshim, Maliqi ka zënë vendin e Ethemit dhe do të luajë si mbrojtës i djathtë.

 

LIVE| PARTIZANI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

38′ Rast ideal për Kukësin, Abazaj del i vetëm përballë Hoxhës, nga krahu i djathtë, provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga Alban Hoxha!

35′ Trashi provon nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij ishte shumë e gabuar dhe përfundon jashtë kuadratit!

34′ Mala fiton një goditje dënimi në limitet e zonës, pas një dueli me Obanor. Protestojnë kuksianë!

30′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Brojës!

27′ Tjetër mundësi për Partizanin, Çinari provon me të djathtën pas një asisti me finte të Malës, por gjuajtja e shkodranit ndalet nga Obanor.

24’ Boldor është i ndëshkuari i parë i ndeshjes së sotme.

21’ Limaj shpërthen në krahun e majtë dhe mundohet të harkojë topin në qendër, për nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

17′ Shans ideal për Kukësin. Ethemi lëviz bukur brenda zonës, jep një asist fantastik për Rrocën, i cili në afërsi të pikës së penalltisë ka gabuar, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

14′ Sërish Partizani në sulm, Çinari kroson nga e majta për Bardhin, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një rast të mirë shënimi!

11′ Super Çinari! Drithërima në portën e Kukësit. Kordinim fantastik i shkodranit brenda zonës, i cili gjuan me të majtën, por topi stampohet në traversë! Shpëton për mrekulli Kukësi!

9′ Aksion fantastik i Partizanit, Trashi kroson me të parë për Bardhin, i cili servir për Çinarin brenda zonës, por ky i fundit rrëshket në fund, duke humbur një mundësi të artë shënimi!

6′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Vesel Limaj, topi përplaset në mur dhe shkon në këndore!

4′ Abazaj jep sinjalin e parë me një gjuajtje diagonale nga e djathta, por topi shkon në duart e Hoxhës që kontrollon pa problem.

1′ Partizani e nis në sulm këtë përballje. Çinari provon me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit!

1′ Ka startuar supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Melo, Broja, Mala, Bardhi, Çinari. 

Trajner: Franko Lerda

 

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Trajner: Shpëtim Duro

fORMACIONET

Related posts

BARAZUAN ME TIRANËN/ Shehi: Le ta humbim ndeshjen, por të luajmë futboll

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Slavia “shokon” Chelsean, shënojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton festoi ditëlindjen në heshtje, ja personi i vetëm me të cilin kontakton

Delo.autor

Leave a Comment