Futboll Seria A Sport

“NË ITALI NUK KA NDESHJE TË LEHTA, ME LAZION DUHET VETËM DIÇKA”/ Pioli bën premtimin mbi Ibrahimovic

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, nuk qan pikët e lëna pas krahëve në Ferrara ndaj SPAL dhe as dëmtimin e Castillejo që do të mungojë ndaj Lazios dhe Juventusit.

Skuadra e tij hasi vështirësi në shënim dhe nuk luajti ashtu si pritej. “Për mua, të dhënat e vetme që na interesojnë janë mundësitë e krijuara për të shënuar dhe goditjet në portë, përveç natyrisht rasteve që u kemi dhënë kundërshtarëve. Gjithmonë duam ta komandojmë lojën. Në Ferrara duhet të shënonim më shumë gola, duhet të përmirësohemi në këtë. Ndeshjet e ardhshme janë të vështira, do të jetë më e vështirë të krijosh mundësi, kështu që do të jetë e nevojshme të jemi cinik dhe konkret”.

Image

“Mbrojtja? Kjaer dhe Romagnoli janë një çift shumë inteligjent që dinë të komunikojnë mirë. Ne bëmë mirë me ta, por gjithashtu varet shumë nga ajo që bëhet më vonë në fazën mbrojtëse”.

“Në Itali nuk ka ndeshje të lehta. Askush nuk hyn në fushë pa vendosmëri dhe dëshirë për të arritur një rezultat. Ne gjithmonë duhet t’i luajmë ndeshjet me dëshirë të madhe. Duhet të jemi më të bindur”.

Image

Lazio me mungesa? (Caicedo dhe Immobile jashtë) “Lazio është i fortë, vijnë nga dy përmbysje të rëndësishme. Immobile dhe Caicedo do të mungojnë, por do të jetë Correa. Do të jetë një lojë shumë e ndërlikuar edhe nga një këndvështrim taktik”.

Pioli a Sky: «Tanti tiri ma poca precisione. Futuro? Vedremo alla ...

Po Ibrahimovic a është gati të luajë titullar? “Gjendja e tij do të përmirësohet duke luajtur, bëri një stërvitje të mirë dje. Shpresoj të luajë disa minuta më shumë ndaj Lazios”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME BARCELONËN/ Nëntë gabimet që penalizuan Valverden

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Të dy klubet e mëdha kërkojnë triumfin, ja si kuotohet derbi në baste…

Delo.autor

BARCELONA ME MUNGESA/ Vetëm 14 lojtarë në dispozicion për sfidën ndaj Napolit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment