Futboll Kategoria Superiore Sport

TJETËR GAFË E ARBITRAVE/ Shikoni penalltinë që iu mohua Teutës ndaj Kukësit (VIDEO)

Eldorian Hamiti si kryesor dhe Rejdi Avdo e Dojando Myftari anësorë gjykuan dje ndeshjen Kukësi-Teuta, që u luajt në “Elbasan Arena”. Rasti më flagrant për moviolë ishte ai i minutës së 72-të.

41′ Gavazaj fut një top në krahun e djathtë, aty ku Ethemi në duel me Kuron rrëzohet brenda zonës, por arbitri vazhdon lojën. Vendim i drejtë, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti.

50′ Hebaj rrëzohet në zonë, pas një dueli me Musollin. Arbitri vazhdon lojën, duke marrë një vendim të drejtë.

72′ Çyrbja kroson në zonë, topi devijohet me dorë nga Krasniqi, që ka dorën e djathtë të mbledhur dhe të majtën të hapur. Protesta nga durrsakët, por nuk jepet penallti. Pamjet filmike tregojnë se Krasniqi e ka prekur topin me dorën e majtë dhe duhej akorduar penallti.

90+1′ Abazaj i rrëmben topin, por Kuro e mban nga fanella dhe shkakton faull. Karton i verdhë, që ishte i dyti për të. Vendim i drejtë.

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Pas kartonit të kuq, “BOMBA” e ICARDIT “godet” keq HIGUAININ

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Nuk ka më vend tek Barcelona, Griezmann gati të rikthehet tek ish-skuadra e tij…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment