Futboll Seria A Sport

NGA SIMON KJAER TEK PIOLI/ Ja pse dështuan tratativat mes Rangnick dhe Milan

Ralf Rangnik ishte shumë pranë Milanit, aq sa që ishte thuasje e sigurtë. Por ngjarjet rrodhën në një mënyrë shumë surprizuese dhe gjermani nuk arriti kurrë në Milano.

Milani gjati kontratën me Piolin dhe refuzoi  Rangnikun. Së fundmi gazetari i Bild, Kristian Falk zbulon pse dështuan tratativat mes Rangnikut dhe Milanit. Në një intervistë për “MilanNews.it” Falk u shpreh: “Rangnik donte kontroll të plotë tek Milani. Donte të ishte trajner dhe drejtor sportiv. Por sukseset e Piolit me kuqezinjtë shktarruan gjithçka. Rangnik nuk ishte i lumtur edhe me vendimin e Milanit për të blerë disa lojtarë. Gjermanit nuk i ka pëlqyer blerja e mbrojtësit Simon Kjaer”.

Gazetari i “Bild”, Falk zbulon edhe diçka interesante rreth Rangnikut: “Përpara negociatave me Milanin, objektivi i tij ishte Premier Liga, dhe mendoj që është ende”, përfundoi Kristian Falk.

Related posts

FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

F.autor

REFUZON OFERTËN NGA KINA/ Gareth Bale dëshiron të transferohet në Angli tek…

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Sidrit Guri zhgënjën përsëri në Belgjikë, dhimbje “koke” për Panuccin

Isa.Autor

Leave a Comment