Futboll Ligue 1 Sport

TEKNIKU I CELTIC IRRITOHET ME YLLIN BRAZILIAN/ Veprimet e Neymar që zemëruan trajnerin kundërshtar (VIDEO)

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, shpeshherë është përshkruar si kundërshtar irritues shkaku i driblimeve dhe trikave të tij në fushën e lojës, që i lënë kundërshtarët e tij të zemëruar, si trajnerin e Celticut së fundi,

Trajneri i Celtic, Neil Lennon, e përshkroi Neymarin si lojtar bezdisës pas disfatës që skuadra e tij e pësoi në ndeshjen miqësore kundër Paris Saint-Germainit me rezultat 4:0 në Parc des Princes.

Kylian Mbappe e kaloi skuadrën vendase në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, me asiste të Neymarit, ndërsa vetë braziliani e dyfishoi epërsinë e Paris Saint-Germainit në minutën e 25-të.

Neymari luajti vetëm në pjesën e parë, megjithatë disa veprime të tij gjatë ndeshjes i lanë të zemëruar lojtarët e Celticut. Në videon e mëposhtme shihet se si Neymari e goditi Nir Bittonin e Celticut, i vendosi duart mbi veshë pasi shënoi dhe madje u kap edhe me stolin e klubit britanik.

Lennon tha se skuadra e tij do të përfitojë nga përvoja e të luajturit kundër një rivali të nivelit kaq të lartë dhe ai i lavdëroi lojtarët e tij për mënyrën me të cilën u ballafaquan me brazilianin Neymar.

“Ai thjesht tentonte t’i zemërojë e përulë lojtarët. Unë u thashë lojtarëve që ata duhet të tentojnë ta mbajnë disiplinën dhe të mos bien në kurthin e tij. Ai është bezdisës, po e di këtë edhe vetë”, ka thënë Lennon. /Gazeta Express/

Related posts

“KJO ËSHTË ÇMENDURI”/ Thiago Alcantara mahnitet nga kënga e tifozëve të “Reds” për të (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ ARSENAL fiton derbin londinez kundër CHELSEA (VIDEO)

Isa.Autor

“E VËRTETA ËSHTË SE…”/ Portieri Martinez: Ja si e kam larguar ankthin para finales së “Copa America”

Delo.autor

Leave a Comment