Futboll Seria A Sport

NJË HAP LARG INTER/ Trajneri i Marokut shpjegon pse Hakimi do të ketë sukses në Serinë A

Transferimi i Achraf Hakimi-t tek Inter-i është padyshim një goditje e madhe në merkato.

Ish-lojtari Borussia Dortmund është gati të provojë veten në Itali, në një nga kampionatet më të komplikuar dhe më taktikë.

Pavarësisht nga kjo, edhe trajneri i Ma rokut, Vahid Halilhodzic, është shprehur shumë optimist ë lidhje me suksesin e Achraf-it në Serinë A.

I intevistuar nga e përditshmja e Al Arabi Al Jadeed/The New Arab, trajneri boshnjak ka thënë:

“Hakimi ka karakteristikat e duhura për të shkëlqyer në kampionatin italian me Inter-in. Po flasim për një lojtar të ri që ka përpara vetes një të ardhme të madhe dhe mund të rritet me të vërtetë shumë”.

“Do t’i ndjek me vëmendje ndeshjet e tij tek Inter-i, është një lojtar i rëndësishëm te kombëtarja marokene, shpresoj që të bëjë paraqitje të mëdha në mënyrë që të vazhdojë të luajë me ne me moralin e lartë”.

“Cilësitë e tija? Hakimi mund të shkëlqejë në çdo kampionat dhe me çdo skuadër. Përveçse është shumë i shpejtë, ai është ambicioz dhe luan me entuziazëm, mendoj se do t’i japë shumë skuadrës së re”, ka përfunduar Halihodzic.

Related posts

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

Isa.Autor

DY BARAZIME RRADHAZI/ Skuadra e Kloppit “ngec” edhe ndaj West Hamit

Delo.autor

“ISHTE NJË NDESHJE GABIMESH”/ Trajneri i Anglisë nuk kursen elozhet: Kosova ka shanse të shkojë në…

Delo.autor

Leave a Comment