Futboll La Liga Sport

MOTIVON EKIPIN PARA “EL CLASICOS”/ Solari: Do ketë spektakël, Real Madridi nuk ka frikë…

Santiago Solari nuk i trembet Leo Mesit dhe thotë se frika nuk duhet të ekzistojë në botën e futbollit. Trajneri i Realit të Madridit sqaron gjithashtu se penalltia ndaj Kasemiros në fundjavë ishte 100% dhe nuk ka vend për të krijuar polemika me VAR-in.

NDESHJA- “E di që do të jetë fantastike. Unë gjithmonë kam menduar se Spanja është kryeqyteti i botës për futbollin”. BEJL- “Vëmendja jonë është te ndeshja. Për Bejlin kemi folur shpesh gjatë kësaj kohe. Do të jetë përballje e bukur. Kemi kaluar shumë skuadra dhe kemi fituar disa ndeshje për të arritur deri këtu. Sfida e parë gjysmëfinale ishte interesante. I gjithë përqendrimi është aty dhe i Bejlit gjithashtu”.

MESI TREMB- “Fjala tremb nuk ekziston në futboll, sidomos për ata që besojnë te forcat e tyre. Ne do të lëmë zemrën në fushë dhe të gjitha forcat fizike për të dalë fitues nga kjo betejë. Perspektiva e lojtarëve është për ta shijuar këtë ndeshje”.

MAJTAS- “Nuk e kam vendosur se kush do të luajë ose më mirë, e kam vendosur, por nuk e them”.

VINICIUS – “Shokët e skuadrës e kanë ndihmuar që nga momenti kur ka ardhur. Kemi një ekip me veteranë që kanë kaluar mijëra beteja. Ai ka fituar eksperiencë gjatë këtyre muajve. Sigurisht që unë e këshilloj gjithmonë dhe ai është një djalë shumë i respek tueshëm”.

MARSELO – “Çdo ndeshje është një botë me vete dhe duhet të jemi të përqendruar. Nuk duhet të mendojmë për të ardhmen më shumë sesa për sfidën e nesërme. Të gjithë janë të fokusuar duke përfshirë edhe Marselon”.

VAR – “Gjithmonë kur ndërhyn VAR-i, do të thotë se janë raste të diskutueshme dhe opinionet janë të ndara. Pra, nuk ka asnjë dilemë për penalltinë e Kasemiros. Kush e di rregullin 12, do të thotë se është i qartë. Por ishte 100% penallti”.

Related posts

LYON-PSG/ “Parisienët” përfitojnë një penallti, Neymar ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIRA NGA ANGLIA/ Tifozi i “ndërhyn” me spërkatë heroit të fitores (VIDEO)

F.autor

NË PRAG TË SFIDËS NË ELBASAN ARENA”/ Armando Sadiku gjen shkaqet e humbjes me Islandën

Delo.autor

Leave a Comment