Futboll Seria A Sport

NUK E DUAN NË EKIP/ Inter gjen zgjidhjen për Alexis Sanchez tek… Bayern Munchen!

Ivan Perisic ka lënë gjurmë të mirë te Bayern, por klubi bavarez nuk mund ta përballojë blerjen e një lojtari në fund të karrierës. Kampionët e Gjermanisë refuzojnë të paguajnë mbi 15 mln euro për kroatin dhe Interi mund t’ia ofrojë atë Manchester United në shkëmbim me kilianin Alexis Sanchez.

Alexis këtë sezon ka luajtur i huazuar tek Interi. “Djajtë e kuq” nuk duan t’ia shtyjnë huazimin. Bisedimet deri më tani nuk kanë qenë efikase, por duket se po arrihet një zgjidhje.

Bayern ka paguar 5 milionë euro për huazimin e Perisic për një sezon, por kaq ishte. Ka ardhur koha që ai të luajë përfundimisht në një skuadër. Perisic dhe Sanchez vlerësohen rreth 20 milionë euro, kështu që mund të ketë shkëmbim të drejtpërdrejtë. Në këtë formë kënaqet edhe Interi, edhe Manchester United.

Related posts

Alderweireld nuk dëshiron të rinovojë me Tottenhamin, Reali gati të përfitojë

Q.Autor

LIVE/ Burnley-Manchester City, Aguero kalon “Qytetarët” në avantazh

Delo.autor

Real Madridi pranon ofertë prej 90 milionë euro për Iscon

Sadik.Autor

Leave a Comment