Futboll Seria A Sport

NAINGGOLAN BËHET GATI/ Ja formacioni i FRIKSHËM I INTERIT kundër Bolongas

Pas paraqitjes së dobët në ndeshjen ndaj Torinos në “Xhusepe Meaca”, Interi do të kërkojë kthesën të shtunën ndaj Bolonjës. Trajneri Spaleti mund të buzëqeshë, pasi me skuadrën do të rikthehet Raxha Naingolan, mesfushori që erdhi nga Roma në merkaton e verës, i cili nuk luan që prej korrikut sepse pësoi një dëmtim në ndeshjen miqësore ndaj Nisës.

Sipas mediave italiane, “Ninxha” po stërvitet rregullisht që prej dy javësh dhe tani debutimi i tij me zikaltrit do të vijë të shtunën. Skuadra ka nevojë për të, pasi në dy ndeshjet e para ka qenë pikërisht grinta ajo që i ka munguar skuadrës së Spaletit që ka vetëm një pikë në dy javët e para. Por me rikthimin e Naigolanit, skuadra do të ndryshonte fytyrë edhe në rreshtim. Spaleti po mendon disa skema ku mund të aktivizojë lojtarin. Njëra është në vend të Politanos në krahun e djathtë të sulmit.

Një tjetër mundësi është spostimi në mesfushë në vend të Vesinos. Por këtu trajneri, përveçse do të humbiste shumë kualitet në sulm, nuk do të kishte garanci te belgu për fazën mbrojtëse. Me ardhjen e Naingolan në mesfushë, Interi pa dyshim që do të jetë më i frikshëm, ai është një nga mesfushorët më të mirë në Serinë A dhe nëse lojtari do të përshtatej shpejt në skemat e skuadrës, atëherë zikaltrit do të kthehen sërish pretendentë për të fituar kampionatin, duke parë edhe përbërjen që kanë në skuadër.

MBLEDHJE ME TONE TË LARTA PAS TORINOS

Nuk ka qenë një mbledhje e zakonshme ajo pas ndeshjes ndaj skuadrës së Maxarrit, që barazoi rezultatin në pjesën e dytë. Një pjesë e dytë që në fillimin e saj paralajmëroi tifozët se Interi ishte në dishezë duke parë lojën e skuadrës që kishte filluar rënien e lirë. Mesfusha dhe sulmi nuk ishin në sinkron dhe balancat u prishën shumë shpejt me largimin Azamoahs dhe Vrsalikos. Spaleti pas ndeshjes i është drejtuar skuadrës me tone të larta, duke i kërkuar shpjegime për rënien e papritur në fillim të 45 minutave të dyta.

Related posts

U INJORUA NGA PANUCCI/ Mbrojtësi SHQIPTAR zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Isa.Autor

Isa.Autor

ZYRTARE/ Vetëm 15 vjeç, djali i legjendës Vata firmos kontratën e parë si profesionist tek Celtic

Delo.autor

Leave a Comment