Futboll Ligue 1 Sport

NUK KA MË DILMA/ Mbappe vendos përfundimisht për të ardhmen e tij. Ja ku do të luajë

Real Madrid është prej kohësh në ndjekje, por misioni i kampionëve spanjollë për të marrë shërbimet e Kylian Mbappe vështirësohet akoma më shumë. Madje, në një të ardhme të shpejtë bëhet i pamundur.

Vetë sulmuesi francez i ka mbyllur dyert transferimit në La Liga, duke i premtuar besnikëri PSG-së. “Jam i lumtur këtu dhe dua të jem pjesë e projektit. Do të jem me PSG sezonin e ardhshëm dhe do të përpiqem të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur”, ka thënë Mbape në intervistën e tij pas fitores 4-0 kundër Sëlltik në miqësoren e luajtur pasditen e së martës.

Kjo ishte paraqitja e dytë pozitive e kampionëve të Ligë 1 që pas ndërprerjes së kampionatit. Po ashtu, edhe një tjetër sinjal për të gjithë rivalët në prag të rinisjes së Champions League.

“Ky është një vit i rëndësishëm. Është 50 vjetori i klubit, diçka e veçantë për ekipin dhe tifozët. Për këtë do përpiqem të bëj më të mirën për të fituar gjithçka”, ka përfunduar Kilian Mbape.

Related posts

Klopp gati të “hapë zjarr” në betejën britanike të Champions League

Sadik.Autor

Brazil-Serbi/ FIFA zgjedh mesfushorin e “seleçaos” lojtarin e ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

NGA TRIBUNAT NË FUSHË/ Brahim Diaz realizon ëndrrën dhe poston FOTON e veçantë tek Milan

Delo.autor

Leave a Comment