Futboll La Liga Sport

PEREZ I HAP RRUGË TRAJNERIT ZIDANE/ Juventus duhet të ndryshojë planet për teknikun

Vendimi është marrë. Zinedin Zidan do të qëndrojë te Reali i Madridit për sezonin 2020-2021. Presidenti Florentino Perez dhe francezi janë takuar me njëri-tjetrin pas përfundimit të kampionatit dhe kanë vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projektit që kanë nisur. Fitorja e titullit kampion për herë të 34-t në histori ka larguar çdo dyshim që mund të ekzistonte në mendjen e të tjerëve.

Zizu do të qëndrojë, të paktën edhe për një sezon tjetër. “Zidan është një bekim i rënë nga qielli për Realin e Madridit”, tha Florentino Perez kur skuadra e tij u shpall kampione në mënyrë matematikore pas fitores ndaj Vijarealit. Francezi u rikthye në një moment të vështirë në skuadrën e Realit dhe i riktheu titullin kampion. Askush nuk mund ta diskutojë të ardhmen e tij. I pëlqen dikujt më shumë apo më pak, Zinedin Zidan është kampion dhe e ka siguruar vendin në stol me titujt e fituar. Ai ka kontratë për 2 vite të tjera me Realin e Madridit, por dokumentet nuk kanë qenë kurrë problem për të. Zidan i fali 1 vit kontratë Realit si lojtar, por e bëri edhe si trajner.
zIDAN pEREZ
Tani, ai e di mjaft mirë si funksionon situata te Reali. Nëse nuk fiton tituj, nuk e ke vendin të sigurt dhe rrezikon të largohesh, pavarësisht kontratës. Palët kanë diskutuar edhe mënyrën se si do të projektohet e ardhmja dhe faktin që nuk do të ketë merkato të bujshme pas përfundimit të sezonit. Zidan e ka pranuar faktin që klubi nuk ka mundësi për të bërë investime të çmendura, por Perez i ka premtuar se pas sezonit të ardhshëm do të ketë afrime cilësore dhe goditje të mëdha. Zidan ka marrë garanci se do të largohen edhe të padëshiruarit, për të pasur një skuadër me lojtarët që ai do dhe që i mendon të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
juventus u 23
“NGRIN” JUVJA – Juventusi gjatë kësaj kohe ka qenë duke e menduar si trajnerin e ardhshëm Zinedin Zidanin, duke qenë se Mauricio Sarri nuk po bind. Mirëpo, pas këtij vendimi që ka marrë Reali i Madridit, kampionët e Italisë duhet të shohin për alternativa të tjera, sepse Florentino Perez nuk do ta lërë të lirë Zidanin dhe është shumë i kënaqur nga puna e tij. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë duhet t’i besojnë sërish Sarrit, ose të hedhin sytë nga Poçetino.

Related posts

“KRENAR QË JAM…”/ U bë i njohur për golat e shënuar me penallti, ish-portieri i futet politikës

Delo.autor

Shprehet Willian: Reali dhe Barcelona janë ëndër e të gjithëve

Q.Autor

Anglia nuk ikën e qetë nga Botërori, federata e “Tre Luanëve” përballet me FIFA-n

Isa.Autor

Leave a Comment