Futboll La Liga Sport

BARCELONA NIS REVOLUCIONIN/ Ja lista me 12 futbollistë që do të largohen

Revolucioni te skuadra e Barcelonës ka për të prerë shumë koka. Klubi katalanas ka gati një listë më 12 emra, të gjithë lojtarë të padëshirueshëm dhe që pritet të largohen në fund të këtij sezoni, ose më saktë kur të përfundojë Champions League.

Sipas “Marca”, klubi katalanas do të analizojë të gjitha ofertat që do të vijnë për 12 futbollistë:

Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Neto, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Arturo Vidal, Martin Braithwaite, Carles Alena, Rafinha Alcantara dhe Jean-Clair Todibo.

Të 12 këta lojtarë janë me valixhet gati, por natyrisht jo të gjithë mund të largohen. Gjithçka do të varet nga ofertat që do të vijnë. Për Coutinho dhe Dembele ofertat mund të jenë me pikatore, për shkak të rrogës së madhe që ata kanë.

Ndërsa për të tjerët largimi mund të jetë më i lehtë, duke qenë se kanë më shumë admirues të gatshëm të hapin portofolin. Barcelona pritet të bëjë një revolucion të madh këtë verë, duke nisur një cikël të ri dhe duke i dhënë më shumë frymëmarrje financiare klubit.

Related posts

SKEMA DHE ALLEGRI BEZDISIN YJET/ Chiesa e Vlahovic me “valixhe në duar”

F.autor

PRANON SE ËSHTË I MAHNITUR NGA YLLI I EKIPIT/ Xavi: Nuk ka talent më të madh në botë se ai

Delo.autor

KËRKOHET NGA TRAJNERI TUCHEL/ Chesela vendos në objektiv yllin për merkaton e janarit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment