Futboll Seria A Sport

“PERFORMANCA E TIJ…”/ Trajneri i Milan mbron Donnarumma dhe gëzon tifozët mbi Leao-Theo Hernandez!

Theo Hernandez, Leo dhe Donnarumma… Pioli flet për të gjithë, duke analizuar paraqitjet, defektet dhe mundësitë e rritjes.

Theo –  “Performanca e tij është konstante. Për fizikun e tij, rritet gjatë lojës. Në Napoli ai pati një kundërshtar të vështirë si Callejon, por ishte shumë i kujdesshëm. Zhvilloi një paraqitje që trajnerëve u pëlqen. Shënoi, por  bëri mirë edhe fazën mbrojtëse ku është përmirësuar shumë. Mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të mirë dhe të plotë në botë”.

Il record di Theo | DAILY MILAN

Leao – “Po rritet shumë, ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ai ende mund të rritet shumë. Më pëlqen qëndrimi. Kam shumë zgjidhje përpara. Leao është një sulmues krahu ose i dytë. Gjëja e rëndësishme është që të vazhdojë kështu, do të shohim Leaon e vërtetë vitin e ardhshëm. Një i ri që vjen nga jashtë është normale që duhet të përshtatet”.

Donnarumma – “Kritika pas ndeshjes me Napolin? Gigio ka një ekuilibër të madh. Nuk goditet pas kritikave dhe nuk lartësohet kur gjërat po shkojnë mirë. Për mua, nuk ka asnjë faj te golat e Napolit. Performanca e tij është shumë e lartë. Po përmirësohet”.

Related posts

KUQEZINJTË NË GJERMANI/ Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punën tonë

F.autor

Kristal Abazaj debuton me Anderlechtin në Belgjikë

Sadik.Autor

E BLEU 18 MILIONË EURO PARA DY JAVËSH/ Klubi i Serie A tani kërkon t’ia shesë Milanit për…

Delo.autor

Leave a Comment